Kronika 3 June 2026, 09:52 Nga VNA

SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit të kokainës në Frakullë

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian të laboratorit

SPAK kërkon cilësimin fajtor dhe dënimin me 14 vite burgim për Samir Rosales Rodriguez. Kolumbiani kishte rolin e kimistit që do të ekstraktonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.

Prokurori Adnand Xholi deklaroi në sallën e gjyqit se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri.

Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë. Më herët janë dënuar edhe disa të pandehur të tjerë për këtë çështje, përfshirë edhe ish-kryekomunarin e Frakullës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme