Kronika 3 June 2026, 17:18 Nga VNA

Tragjedi në Shëngjin/ Katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët, dy humbin jetën

Ndaje në Whatsapp

222.PNG

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, katër të rinj nga Kosova janë përfshirë nga dallgët dhe rrymat e forta të detit teksa ndodheshin në ujë. Ngjarja ka rezultuar fatale për dy prej tyre, të cilët kanë humbur jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar me detaje të plota mbi tragjedinë që tronditi bregdetin e Shëngjinit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme