Bota 8 March 2025, 19:57 Nga VNA

Konservatorët e Merzit dhe SPD-ja kalojnë pengesën e parë për formimin e Qeverisë në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Konservatorët e Merzit dhe SPD-ja kalojnë pengesën e parë

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë, tha Merz për gazetarë të shtunën.

Në Gjermani, ku koalicionet janë zakon, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, ku partitë fillimisht zhvillojnë bisedime eksploruese dhe më pas hyjnë në bisedime formale për koalicion.

Këto dy parti po nxitojnë për t'a arritur një marrëveshje para javës së ardhshme, kur shpresojnë t'a shtyjnë përpara në Parlament lehtësimin e kufizimeve të huamarrjes për Gjermaninë për t'a ringjallur rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe për t’i rritur shpenzimet ushtarake.

Kancelari në ardhje, Merz, dëshiron t'a formojë një koalicion së shpejti dhe ka paralajmëruar se është "koha e fundit" për Evropën që të mbrohet nga një Rusi armiqësore.

Blloku konservator CDU/CSU i Merzit dhe SPD-ja kanë debatuar mbi çështje si imigracioni dhe pagesat e mirëqenies, duke u bashkuar pas një fushate të ashpër zgjedhore.

Këto parti kanë diskutuar gjithashtu çështjen e pajisjes së Ukrainës me raketa me rreze më të gjatë veprimi, Taurus, gjë që kancelari në largim i SPD-së, Olaf Scholz, kundërshton, por Merz mbështet dërgimin e tyre në Ukrainë nën kushte të caktuara.

Në fjalën e tij hyrëse, Merz premtoi masa më të ashpra për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke përfshirë kthimin mbrapsht të njerëzve në kufijtë e Gjermanisë dhe zgjerimin e kontrolleve kufitare.

Ai gjithashtu tha se Gjermania duhet të synojë një rritje ekonomike prej 1%-2% dhe premtoi ulje të çmimit të energjisë për të ndihmuar bizneset.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme