Bota 7 March 2025, 22:02 Nga VNA

Qeveria amerikane anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e Kolumbias: Nuk vepruan ndaj përndjekjes së studentëve hebrenj

Ndaje në Whatsapp
Qeveria amerikane anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, për shkak të “mosveprimit ndaj përndjekjes së vazhdueshme të studentëve hebrej”, njoftoi të premten Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA).

Qeveria amerikane tha se fondet e anuluara do të zbriteshin nga projektet me vlerë të përgjithshme prej 5 miliardë dollarësh të caktuara për Universitetin Kolumbia. Njoftimi u bë nëpërmjet një deklarate të përbashkët të Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Arsimit dhe Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Universiteti i Kolumbias u vendos në epiqendër të protestave universitare, gjatë të cilave demonstruesit kërkonin dhënien fund të mbështetjes amerikane për Izraelin, për shkak të vdekjeve në radhët e civilëve dhe krizës humanitare të shkaktuar nga operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë.

Gjatë protestave dhe kundër-protestave pati akuza për antisemitizëm dhe islamofobi . Universiteti i Kolumbias ka thënë më parë se ka bërë përpjekje për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

“Anulimi i këtyre fondeve të taksapaguesve është sinjali ynë më i fortë deri më tani se qeveria federale nuk do të jetë palë me një institucion arsimor si Kolumbia, që nuk mbron studentët dhe punonjësit hebrej”, tha Leo Terrell, drejtues i grupit të punës për antisemitizmin në Departamentin e Drejtësisë.

Nuk u bë menjëherë e qartë se cilat janë konkretisht projektet dhe fondet që po anulohen./VOA

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme