Bota 5 March 2025, 21:31 Nga VNA

Trump reagon pas telefonatës 50-minutëshe me kryeministrin e Kanadasë: Paç fat Justin

Ndaje në Whatsapp
Trump reagon pas telefonatës 50-minutëshe me kryeministrin e

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar telefonatën me kryeministrin kanadez në platformën e tij “Truth Social”.

“Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të pyetur se çfarë mund të bëhet në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga fentanili që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai e ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: Jo mjaftueshëm” shkroi Trump.

“Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur do zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz, si dhe çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Suksese Justin!”, përfundoi presidenti.

Në një postim tjetër tre minuta më vonë, ai akuzoi “Guvernatorin Justin Trudeau të Kanadasë” për zbatimin e “Politikave të dobëta kufitare, të cilat lejuan sasi të jashtëzakonshme të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm, të futeshin në Shtetet e Bashkuara”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme