Bota 4 March 2025, 21:32 Nga VNA

SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Ndaje në Whatsapp
SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet.

Kjo vjen  pas një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale të premten, thanë të martën katër persona të njohur me situatën, raporton Reuters.

Presidenti Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të shpallë marrëveshjen në fjalimin e tij në Kongres të martën në mbrëmje, thanë tre nga burimet, duke paralajmëruar se marrëveshja nuk ishte nënshkruar ende dhe situata mund të ndryshojë.

Si Shtëpia e Bardhë ashtu edhe administrata e presidentit ukrainas nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Marrëveshja u pezullua të premten pas një takimi të diskutueshëm në Zyrën Ovale midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy që rezultoi në largimin e shpejtë të liderit ukrainas nga Shtëpia e Bardhë. Zelenskiy kishte udhëtuar në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen.

Në atë takim, Trump dhe Zëvendës Presidenti JD Vance e qortuan Zelenskiy, duke i thënë atij se duhet të falënderojë SHBA-në për mbështetjen e tyre në vend që të kërkojë ndihmë shtesë para mediave amerikane./ Routers/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme