Bota 4 March 2025, 17:59 Nga VNA

Deputetët e opozitës serbe hedhin bomba tymuese në parlament

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e opozitës serbe hedhin bomba tymuese në parlament

Deputetët e opozitës serbe hodhën të martën bomba tymuese dhe gaz lotsjellës brenda parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë dhe mbështetjes për protestat disamuajshe të studentëve të universiteteve në Serbi.

Demonstratat e nxitura nga shembja e çatisë së një stacioni të trenit që la pas vetes 15 të vdekur katër muaj më parë, janë shndërruar në kërcënimin më të madh për qeverinë serbe.

Në seancën parlamentare, pasi koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe miratoi rendin e ditës, disa politikanë të opozitës u përleshën me rojat e sigurisë, ndërsa po i drejtoheshin kryetares së parlamentit.

Të tjerë deputetë hodhën bomba tymi dhe gaz lotsjellës. Pamjet televizive shfaqën tym të zi dhe rozë brenda ndërtesës.

Kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiç tha se dy deputetë mbetën të plagosur ndërsa deputetja e Partisë Përparimtare Jasmina Obradoviç, pësoi një goditje në tru dhe është në gjendje kritike.

"Parlamenti do të vazhdojë të punojë dhe të mbrojë Serbinë," tha ajo.

Ndërsa seanca vazhdoi punimet me debatet e politikanëve të koalicionit qeverisës, ligjvënësit e opozitës fishkëllenin dhe u binin borive.

Deputetët e opozitës mbanin gjithashtu parulla ku shkruhej "grevë e përgjithshme" dhe "drejtësi për të vrarët", ndërsa jashtë ndërtesës protestuesit qëndruan në heshtje për të nderuar 15 personat e vrarë nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor që ishte shkëndija që nisi protestat në Serbi.

Udhëheqësit e protestave kanë paralajmëruar një tubim të madh në Beograd me 15 mars.

Koalicioni qeverisës thotë se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen të destabilizojnë Serbinë dhe të rrëzojnë Presidentin Aleksandar Vuçiç duke mbështetur protestat.

Parlamenti pritej të miratonte të martën një ligj për shtimin e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve që po mbajnë të bllokuar fakultetet që nga dhjetori.

Parlamenti duhej të miratonte gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç. Por, pikat e tjera të vendosura në rendin e ditës nga koalicioni qeverisës, zemëruan opozitën./VOA

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme