Bota 8 March 2025, 11:11 Nga VNA

Trump diskuton përpjekjet e Musk për të ulur shpenzimet qeveritare dhe numrin e punonjësve

Ndaje në Whatsapp
Trump diskuton përpjekjet e Musk për të ulur shpenzimet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thirri të enjten një takim me sekretarët e kabinetit për të diskutuar rreth Elon Musk dhe përpjekjet e tij për të ulur shpenzimet qeveritare dhe numrin e punonjësve.

Sipas raportimeve të mediave, diskutimi mori një ton të tensionuar.Musk akuzoi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për dështimin në shkurtimin e stafit në Departamentin e Shtetit. Miliarderi i teknologjisë i tha Rubio-s se ai ishte “i mirë në TV”, por nuk përmendi ndonjë lavdërim për punën e tij si kryediplomati i Amerikës.

Musk gjithashtu pati përplasje me Sekretarin e Transportit, Sean Duffy, lidhur me akuzat se Task Forca për Efiçencën Qeveritare (Doge), drejtuar nga Musk, kishte tentuar të pushonte nga puna kontrollorët e trafikut ajror, pavarësisht se ata ishin tashmë në mungesë të madhe në Administratën Federale të Aviacionit (FAA).

Departamenti i Duffy-t ka qenë nën vëzhgim pas dy aksidenteve ajrore në SHBA që kanë ndodhur që nga marrja e detyrës nga Trump në janar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme