Bota 8 March 2025, 13:19 Nga VNA

Administrata e re amerikane vijon qëndrimet kundër Dodik në Ballkan/ Rubio deklaron: Rrezik për Bosnjën dhe Rajonin”

Ndaje në Whatsapp

Administrata e re amerikane ka bërë të qartë se do të mbajë një qëndrim të rreptë dhe të vendosur ndaj sfidave që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke vijuar kështu politikën e ndjekur nga paraardhësit e saj. Reagimi i parë zyrtar mbi zhvillimet në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen në një moment kur rajoni po përballet me tensione të shtuar, të nxitura nga liderët që minojnë institucionet demokratike dhe sigurinë rajonale.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se veprimet e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po minojnë institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe po rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. “Kombi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. U bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese,” deklaroi Rubio në reagimin e tij.

Ky ndoshta është sinjali i parë për administratën e re amerikane që në Ballkan nuk do të tolerojë dhe do të marrë masa edhe ndaj atyre liderëve që menduan se me Trump do të ishte më e lehtë për ta. Dodik ishte nga të parët politikanë të sanksionuar nga SHBA që loboi pranë stafit të presidentit të ri amerikan

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme