Politika 11 October 2024, 11:02 Nga VNA

Komisioni hetimor/ Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Ndrecës

Ndaje në Whatsapp
Komisioni hetimor/ Vokshi kërkesë Spiropalit për

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe check-up-it në shëndetësi ka nisur me akuza nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Ajo akuzoi socialistët për mbledhje të njëanshme dhe moslajmërim të deputetëve demokratë, përfshirë atë vetë, në cilësinë e kryetares.

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Vokshi ka kërkuar zëvendësimin e Plarent Ndrecës, nënkryetarit socialist të komisionit, duke e akuzuar atë për bashkëpunim në përpjekjet e socialistëve për të sabotuar punën e komisionit.

Sipas Vokshit, socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin për të fshehur abuzimet e rënda me koncesionet në shëndetësi, të cilat, sipas saj, arrijnë deri në 200 milionë euro. “Keni futur në shinat e paligjshmërisë për ta dështuar, por kjo nuk ka për të ndodhur,” u shpreh Vokshi.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme