Politika 10 October 2024, 17:41 Nga VNA

Rama në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë: Kryemyftiu Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli!

Ndaje në Whatsapp
Rama në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë: Kryemyftiu

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Edi Rama, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja. Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

“Edhe kjo xhami i jep domethënien e plotë katrorit të katër faltoreve të Tiranës, duke e përmbyllur skicën e këtij flamuri. Flamur që lind Shën Konstandinin, pajon islamin e krishterimin, shpall midis feve vëllazërimin, flamur bujar për njerëzimin. Si çdo faltore tjetër e këtij vendi, kjo xhami e madhe është tani një vend i shenjtë. Qoftë më jetë kjo faltore një shëmbëlltyrë e Qabes një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit. Le të hyjmë këtu me këmbën të mbarë. Faleminderit president, je gjithnjë i mirëseardhur në Shqipëri, në shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë  Shqipërinë, dhe na ndihmoftë në rrugën tone” – tha Rama.

Kujtojmë se Bilal Teqja ishte propozuar pak ditë më parë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili përfaqësohej sot në ceremoni nga myftiu i Tiranës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme