Politika 10 October 2024, 10:10 Nga VNA

Reagimi i Ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato për bojkotin e komisionit “Xhafaj” nga institucionet e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Reagimi i Ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato për bojkotin e

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar lidhur me situatën e fundit të bojkotit nga institucionet e drejtësisë ndaj komisionit parlamentar “Xhafaj”. Gjatë një deklarate për mediat, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, duke adresuar shqetësimet për këtë veprim.

“Nuk mendoj që ata ishin kundër komisionit,” deklaroi Gonzato. “Ata gjykuan se kontributi i tyre në punën e komisionit duhet të trajtohej ndryshe. Mendoj se media nuk e interpretoi saktë qëndrimin dhe mendimet e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe SPAK. Ajo që është e qartë është fakti që ne duhet të respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kjo do të thotë që do të nevojitet kontributi i tyre, por do të duhet të konsolidohet Reforma e Drejtësisë e vitit 2016." tha ambasadori

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme