Politika 9 October 2024, 22:39 Nga VNA

“’Babalja’ ishte një inskenim”, Xhafaj: Për ngritjen e kësaj çështje janë përfshirë dhe dy grupe kriminale

Ndaje në Whatsapp
“’Babalja’ ishte një inskenim”, Xhafaj: Për

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për dosjen “Babale” që çoi në burg deputetin Ervin Salianji.

Xhafaj është shprehur se inskenimi i kësaj ngjarjeje ishte për ta goditur atë. Ai shkoi më tej duke thënë se për këtë inskenim kanë qenë të interesuar dhe dy grupe kriminale pasi kanë pasur përplasje kur ishte ministër i Brendshëm.

“Dy grupe kriminale kanë ndihmuar në këtë inskenim. Po, kanë qenë të interesuar për të më goditur mua politikisht. Ka qenë një grup i Elbasanit dhe një i Kurbinit, për shkak të përplasjeve që kanë pasur me mua kur isha ministër i Brendshëm” - tha Xhafaj.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme