Politika 9 October 2024, 23:08 Nga VNA

Xhafaj tregon pse vëllai i tij shkoi të bënte burgun në Itali: Po të qëndronte në Shqipëri nuk i ndodhte gjë

Ndaje në Whatsapp
Xhafaj tregon pse vëllai i tij shkoi të bënte burgun në

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, ka folur në emisionin “Opinion” për çështjen “Babalja”  si dhe për dënimin e vëllait të tij, Geron Xhafaj,  për trafik drogë në Itali.

Xhafaj tha se nëse vëllai i tij do të qëndronte në Shqipëri nuk do të bënte burg, pasi çështja e tij në Itali ishte e parashkruar në shtetin fqinj.

Sipas tij, vëllai i tij nuk kërkoi që çështjen penale që kishte hapur në Itali ta kalonte për ekzekutim në Shqipëri.

“E di pse shkoi në Itali? Po të kishte qëndruar këtu nuk i ndodhte asgjë. Zotëri vëllai im ka shtëpinë e vet unë kam shtëpinë time. Shkoi atje se nëse do të rrinte këtu do të thonin se nuk u dënua se është vëllai i ministrit? Ai tha po shkoj atje e ta mbyll këtë punë” -tha Xhafaj

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme