Politika 10 October 2024, 14:28 Nga VNA

Inagurohet xhamia Namazgjasë, harrohet Berisha. Firmëtar i ndërtimit

Ndaje në Whatsapp
Inagurohet xhamia Namazgjasë, harrohet Berisha. Firmëtar i
Sot inagurohet xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Ironia qëndron në historinë e ndërtimit.  Kreu PD, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale ku tregon se projekti nisi në prill 2013, por ndërtimi u ndal nga Edi Rama, i cili, pas zgjedhjeve, vendosi të ndërpresë projektin, duke lënë shumë besimtarë të paqartë. Më pas, në një kthesë të papritur, u rikthye ndërtimi me mbështetje nga presidenti Erdogan, i cili, siç duket, bëri që Rama të lëvizte nga qëndrimi i tij i ashpër. Berisha, i cili e kujton veten si firmëtarin e ndërtimit, sot mbeti jashtë vëmendjes, ndoshta duke pritur ftesat që nuk erdhën. Ndoshta, duke pritur ftesën, po mendon se si ndodhi që një xhami e ndërtuar me ndihmën e besimtarëve turq mori kaq shumë rëndësi, kurse roli i tij në këtë histori është harruar. Ai shkruan në facebook:

Xhamia është dhuratë e besmitarëve muslimanë turq për besimtarët muslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohejen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirpo kjo bujari e besimtarve muslimanë të Turqisë u perdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së muslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi. Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inagurim Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët musliman të Shqiperisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme