Politika 10 October 2024, 15:42 Nga VNA

Rama ndahet me Erdogan për Izraelin, por në sinkron në sulmet ndaj Albin Kurtit

Ndaje në Whatsapp
Rama ndahet me Erdogan për Izraelin, por në sinkron në sulmet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit në Kryeministri mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën nuk u lejua asnjë pyetje për gazetarët.

Erdogan bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke ushtruar presionin e nevojshëm ndaj Izraelit. Në këtë kuadër, ai bëri thirrje që edhe Shqipëria të japë kontributin e saj. Sakaq, nënvizoi se Turqia do vazhdojë bashkëpunimin edhe në fushën e mjekësisë dhe sigurisë, teksa kërkoi sërish nga qeveria shqiptare të jenë bashkë në luftën kundër organizatave terroriste, si FETO.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se çmonte dhuratën e presidentit për t’i dhënë Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Teksa doli jashtë rreshtit ndaj tij kur tha se se :"Jemi absolutisht dhe kemi votuar për një armëpushim dhe lirim të pengjeve. Për ne Hamasi nuk ka vend për të ardhmen paqësore mes dy shteteve sovrane Izrael -Palestinë. Presidenti niset për në Beograd. Republika e Turqisë ka njohur Kosovën e para. Ka qenë një njohje në kohë reale dhe një mik i padiskutueshëm sesa ky presidenti, Republika e Kosovës nuk e gjen asgjëkundi. Dialogu mes dy shteteve duhet të përmirësohet dhe dialogu duhet të vendoset".

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar tre marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe arsimit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme