Politika 10 October 2024, 20:19 Nga VNA

Kërcënimi i Sokol Ballës për Bardhin/ Berisha: Guxon dhe i prek një qime floku

Ndaje në Whatsapp
Kërcënimi i Sokol Ballës për Bardhin/ Berisha: Guxon dhe i

Kryetari i PD, Sali Berisha, në protestën e sotme poshtë ballkonit të shtëpisë së tij, ka reaguar për deklaratën e gazetarit Sokol Balla, e cila u lexua si kërcënim për kryetarin e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Berisha tha se ky kërcënim është lëshuar nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet, siç e quan ai, zëdhënësit të tij, Sokol Balla. Ish-kryeministri nga ana tjetër paralajmëroi se nëse guxojnë dhe prekin një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do të kenë.

“Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve. Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.

Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë. U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh” –është shprehur Berisha.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, gazetari Sokol Balla gjatë një monologue në hapje të emisionit “Real Story” komentoi mesazhet kërcënuese në telefonin e Gazment Bardhit. Ai tha se kreu i grupit të PD-së duhet të jetë më i kujdesshëm me mesazhet që publikon dhe se Bardhi nuk duhet të bëjë gabimet e Salianjit, pasi mund të përfundojë si ky i fundit që ndodhet në burg, apo edhe si Ervis Martinaj, i cili është zhdukur që prej 9 gushtit të 2022-shit.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme