Politika 10 October 2024, 22:59 Nga VNA

Dorëheqja e Jurgis Çyrbja/ Klodiana Lala: Lobe të fuqishme në PS duan të zaptojnë Durrësin, ish-deputeti nuk iu duhej

Ndaje në Whatsapp
Dorëheqja e Jurgis Çyrbja/ Klodiana Lala: Lobe të fuqishme

Gazetarja, Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit”  ka komentuar dorëheqjen e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Lala tha se lobe të fuqishme brenda PS duan të zaptojnë qarkun e Durrësit dhe Çyrbja nuk iu duhej ferrë nëpër këmbë. Gazetarja gjithashtu tha se sipas burimeve të saj, Çyrbja do të merret i pandehur nga SPAK.

"Ju thoni dha dorëheqjen, nuk mendoj se e ka lënë mandatin, mendoj se e kanë detyruar të shkojë drejt një vendimi të tillë. Nuk e lidh fare me Prokurorinë e Posaçme. Unë e kam ekspozuar Jurgis Çyrbjan në vitin 2017-2018, me biseda të një grupi të struktuar kriminal me një nga njerëzit më të besuar të Shullazit.

Lobe të fuqishme brenda PS duan të zaptojnë qarkun e Durrësit dhe Çyrbja nuk iu duhej ferrë nëpër këmbë. Mendoj se ka një lojë të pistë dhe të thellë që Çyrbja të mos ishte pjesë e Parlamentit. Ta them për shumë arsye. E kam parë hetimin që po kryhet ndaj Jurgis Çyrbjas, ai është kallëzuar nga Paloka, është kallëzim që ka të bëjë me mbivendosjen e pronave kur ai drejtonte hipotekën e Durërsit. Mendoj se është një prapaskenë dhe lojë e pistë i grupimeve dhe lobeve në Durrës” – u shpreh Lala.

Ish deputeti u paraqit në SPAK para dy ditësh, ndërkohë që njoftoi dorëheqjen ditën e sotme (10 tetor).

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme