Kronika 29 October 2024, 11:12 Nga VNA

Klodiana Lala: Qeveria, tentativë për të groposur çështjen e mbetjeve toksike dhe për të pastruar imazhin e “Kurum”

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: Qeveria, tentativë për të groposur

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se qeveria shqiptare po bën tentativë për ta groposur çështjen e mbetjeve toksike dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. Ajo tha se anija është në radë në vend që të ankorohej, të sekuestroheshin konteinerët dhe të merreshin mostrat për të parë se ç’kanë brenda.

Ka një tentativë të qeverisë për ta groposur këtë çështje dhe për të pastruar imazhin e kompanisë “Kurum”. Anija e nisur nga Truqia është në radën e jashtme të portit të Durrësit.

Është një histori korrupsioni e grupeve të strukturuara kriminale në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe që nga ora 7.30 e mëngjësit anija nuk është ankoruar në portin e Durrësit.

Në vend që të ankorohej dhe të sekuestroheshin konteinerët dhe të merreshin mostrat për të parë se ç’kanë brenda, qeveria bën një sy qorr dhe vesh shurdh. Nuk është vetëm histori e Shqipërisë, por edhe ndërkombëtare, na tregon se si kompania “Kurum” ka prodhuar mbetje të rrezikshme që nuk dihet se ku kanë shkuar, sepse kompania mban përgjegjësi për shkatërrimin e mbetjeve. Ajo nuk e pranoi fillimisht se ishte mbetjet e saj, derisa doli Xhovana Sokolaj që foli.

Rrjeti i Bazelit është me përfaqësues në Durrës dhe kanë frikë se qeveria shqiptare mund ta mbyllë procesin. Gjatë hetimit që kur shpërtheu alarmi, se është edhe një anije tjetër në Kinë. Përtej këtij hetimi, prokuroria duhet të sqarojë nëse ka patur raste të tjera, ku janë asgjësuar”- tha Lala./TPZ

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme