Kronika 28 October 2024, 15:57 Nga VNA

Interpol Abu Dabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit për të dytën herë

Ndaje në Whatsapp
Interpol Abu Dabi konfirmon arrestimin e Durim Bamit për të dytën

Interpol Abu Dabi sapo ka konfirmuar për Policinë e Shtetit arrestimin për të dytën herë të të fortit të Niklës Durim Bami.

Ai ishte arrestuar dhe më herët mbi bazën e një urdhër-arresti të SPAK por ishte lënë në mbikqyrje elektronike.

Bami është arrestuar për të dytën herë dhe me gjasë do të dëbohet drejt Shqipërisë, sikurse u veprua me Plarent Dervishaj një tjetër emër i njohur i botës së krimit.

Durim Bami akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen e Arben Ndokës, ish-deputet socialist. Po ashtu edhe Ndoka kërkonte me cdo kusht kokën e të fortit të Niklës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme