Kronika 28 October 2024, 19:45 Nga VNA

Detaje nga ngjarja në Fier/ 42-vjeçari tentoi të digjte prindërit në banesë pasi babai refuzoi t’i jepte 10 mijë lekë të vjetra

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga ngjarja në Fier/ 42-vjeçari tentoi të digjte

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, u zhvillua seanca gjyqësore për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili u arrestua dy ditë më parë për tentativë vrasjeje ndaj prindërve të tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.

Mësohet se motivi i zjarrvënies rezulton të ketë qenë një kërkesë për 10 mijë lekë të vjetra nga babai i tij, e cila u refuzua. Kjo situatë e ka nxehur Sulejmanajn, i cili më pas ka spërkatur shtëpinë me benzinë dhe e ka vënë zjarrin.

Trupi gjykues vendosi të dërgojë Sulejmanajn në shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik. Sipas burimeve policore, gjatë dëshmisë së tij, 42-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë shumë i qetë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme