Kronika 19 May 2026, 12:52 Nga VNA

Turi çiklistik shkakton trafik kilometrik në autostradën Tiranë–Elbasan

Ndaje në Whatsapp

sfvfdfvd.jpg

Turi çiklistik ka shkaktuar kaos në autostradën Tiranë–Elbasan pasditen e kësaj të marte, duke paralizuar qarkullimin dhe krijuar kolona kilometrike automjetesh në të gjithë aksin. Qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se dy orë, ndërsa lëvizja në disa segmente është bërë pothuajse e pamundur.

Problemet në qarkullim nisën pak pas mesditës dhe u rënduan ndjeshëm pas orës 15:00, kur fluksi i automjeteve u përball edhe me kufizimet e lëvizjes të lidhura me zhvillimin e turit çiklistik. Situata është përkeqësuar edhe nga moti i keq dhe reshjet e shiut.

Sipas raportimeve nga terreni, kolona me tre rreshta mjetesh shtrihet nga dalja e tunelit të autostradës deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit. Vështirësi janë raportuar edhe në aksin Tiranë–Durrës, ku rreth orës 13:00 një prej korsive u bllokua për rreth një orë nga policia.

fdfvdfd.jpg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme