Kronika 18 May 2026, 21:22 Nga VNA

Po transferohej nga komisariati i Kuçovës në Fier, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit efektivit dhe e plagos! Në trup kishte fshehur kokainë

Ndaje në Whatsapp
Po transferohej nga komisariati i Kuçovës në Fier,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë shoqërimit të një 45-vjeçari nga Fieri drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë. Shtetasi Z.S. dyshohet se është konfliktuar me një efektiv policie dhe gjatë përplasjes i ka marrë armën e shërbimit, duke e plagosur.

Policia bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe sekuestrimin e armës, ndërsa efektivi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e dyshuar kokaine.

 

Njoftimi i plotë:
Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë shoqërimit, shtetasi Z. S, është konfliktuar me punonjësin e Policisë shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë konfliktit i ka marrë armën e shërbimit punonjësit të Policisë dhe e ka plagosur.

Patrulla e Policisë e ka neutralizuar dhe i ka marrë armën shtetasit Z. S., ndërsa punonjësi i Policisë është transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në trup një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde të shoqërimit të personave nga ana e Patrullës së Policisë

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme