Kronika 18 May 2026, 14:08 Nga VNA

Nga Tirana në Vjenë, dosja e call centerave që dyshohet se zhvati mbi 50 milionë euro/ “Arrest me burg” për Granit Pepnikën

Ndaje në Whatsapp

Nga Tirana në Vjenë, dosja e call centerave që dyshohet se zhvati

Pas një hetimi 2-vjeçar që shtrihet nga Tirana në Vjenë dhe përfshin dhjetëra persona, qindra qytetarë europianë të mashtruar dhe miliona euro të zhdukura përmes platformave të rreme online, Gjykata e Tiranës ka firmosur masën “arrest me burg” për Granit Pepnikën, një nga emrat kryesorë të identifikuar në dosjen e call centerave.

Hetimi i përbashkët me autoritetet austriake ka zbuluar një skemë të sofistikuar mashtrimi kompjuterik dhe pastrimi parash, ku sipas prokurorisë janë përdorur struktura të organizuara që funksiononin si kompani legjitime, por që dyshohet se përfituan mbi 50 milionë euro nga qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Granit Pepnikën, bosin e call centerave, që u identifikua në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet austriake.

Mbi bazën e vendimit është firmosur edhe urdhri i arrestit për Pepnikën, i cili po hetohet për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash dhe ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pepnika rezulton se zotëronte 50 për qind të aksioneve të kompanisë “Gama Media Communication”, që e themeloi bashkë me ortakun e tij, Jurgen Mela, më 3 korrik 2021. Kompania e pezulloi statusin pas më shumë se 8 muaj e gjysmë aktivitet.

Nga hetimet 2-vjeçare rezultoi se ishin mashtruar qindra qytetarë europianë dhe dyshohet se kanë përfituar më shumë se 50 milionë euro.

Nga Tirana në Vjenë, dosja e call centerave që dyshohet se zhvati

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme