Kronika 18 May 2026, 13:52 Nga VNA

GJKKO zgjat me 3 muaj masën për ish-vartësit e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp

GJKKO zgjat me 3 muaj masën për ish-vartësit e Belinda Ballukut

Gjykata e Posacme pranoi kërkesën e SPAK dhe zgjati me 3 muaj të tjerë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kreun e KESH Erald Elezi dhe ish-kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli.

Dy ish-vartësit e Belinda Ballukut ndodhen nën e arrestit në shtëpi, pasi janë të pandehur bashkë me ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarisë.

Balluku ndërkohë po hetohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve, ndërsa ndaj saj janë në fuqi dy masa sigurie; pezullim nga ushtrimi i funksioneve dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 12.05.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të

paraburgimit për të pandehurit Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për 3 (tre) muaj, duke

filluar ky afat nga e nesërmja e ditës që përfundon afati ligjor i paraburgimit për veprën

penale, për të cilën ata akuzohen/dyshohen”

.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin

nr. 366, datë 18.05.2026, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe

Krimit të Organizuar.

2. Zgjatjen e afatit të paraburgimit në lidhje me masën e sigurimit personal

“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për një

periudhë kohe prej 3 (tre) muaj, për të pandehurit Gentian Gjyli dhe Erald

Elezi, duke filluar ky afat nga dita e përfundimit të tij për secilin prej tyre

(sipas pasqyrimit të pjesës arsyetuese të këtij vendimi).

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar

ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 18.05.2026

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme