Kronika 18 May 2026, 16:01 Nga VNA

Kontrollet “blic” në burgun e Peqinit, gjendet celular dhe USB në qelinë e të dënuarit

Ndaje në Whatsapp

Kontrollet “blic” në burgun e Peqinit, gjendet celular dhe USB

Një operacion kontrolli është zhvilluar në burgun e Peqint, si pjesë e masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda burgjeve.

Kontrolli i befasishëm është kryer nga strukturat e Policisë së institucionit, pas informacioneve që ngrinin dyshime për mbajtje të paligjshme të sendeve në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, në katin e parë të burgut.

Gjatë verifikimeve, është konstatuar se i dënuari Indrit Shaqja posedonte në mënyrë të kundërligjshme një telefon celular në gjendje pune, i cili u gjet i ndezur dhe në karikim në momentin e kontrollit.

Po ashtu, në ambientet e kontrolluara është gjetur edhe një pajisje USB, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Pas zbulimit të rastit, administrata e institucionit ka njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe mënyrës së futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme