Kronika 19 May 2026, 10:36 Nga VNA

Meta-Kryemadhi hidhet shorti, ja treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojë akuzat penale

Ndaje në Whatsapp
Meta-Kryemadhi hidhet shorti, ja treshja e gjyqtarëve që do të

Në Gjykatën e Posaçme u hodh shorti elektronik dhe u përcaktua treshja gjykuese që do të shqyrtojë akuzat penale ndaj ish-presidentit Ilir Metaj dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, janë gjyqtarët që u përzgjodhën nga shorti dhe pritet të caktojnë datën për nisjen e gjykimit.

Ky zhvillim vjen pasi më herët, treshja gjykuese e kryesuar nga Etleva Deda pranoi kërkesën e tre të pandehurve, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixha, për gjykim të shkurtuar. Sipas ligjit, trupa vijoi me shqyrtimin e çështjes për 3 të pandehurit e parë, ndërsa u nda dosja Metaj-Kryemadhi. Ish-çifti i bashkëshortëve akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme