Kronika 19 May 2026, 11:57 Nga VNA

SPAK merr në pyetje Agron Taren për dosjen Balluku, dy fletëthirrje edhe për Igli Tare

Ndaje në Whatsapp
SPAK merr në pyetje Agron Taren për dosjen Balluku, dy

Agron Tare, vëllai i Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Agron Tare, ish-drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe ish-zëvendësministër i Jashtëm, është pyetur nga prokurorët lidhur me verifikimet pasurore dhe mbledhjen e provave në këtë procedim penal.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka dërguar gjithashtu dy fletëthirrje edhe për Igli Tare, aktualisht drejtor teknik i AC Milan, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ai është paraqitur apo jo pranë Prokurorisë së Posaçme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme