Kronika 18 May 2026, 13:24 Nga VNA

Sulmohet flotilja ku ndodhet aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, kërkohet reagim nga Ministria e Jashtme

Ndaje në Whatsapp

Sulmohet flotilja ku ndodhet aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, kërkohet

Anija ku ndodhet shtetasi shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare Global Sumud Flotilla, raportohet se është ndaluar nga forcat izraelite, ndërsa prej afro dy orësh nuk ka pasur më komunikim me të dhe me pjesëtarët e tjerë në bord.

Sipas informacioneve të deritanishme, mungesa e kontaktit ka ngritur shqetësime për sigurinë e aktivistit shqiptar, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me situatën.

Flotilja, e përbërë nga 54 anije dhe rreth 426 aktivistë ndërkombëtarë, ishte nisur të enjten nga zona e Marmarisit në Turqi Marmaris, me synimin për të çarë bllokadën detare ndaj Rripit të Gazës Gaza Strip, e cila është në fuqi prej vitit 2007.

Organizatorët e flotiljes kanë raportuar se është humbur kontakti me disa mjete lundruese, ndërsa flasin për ndërhyrje të forcave detare izraelite gjatë lëvizjes së konvojit në det.

Në këtë situatë, i është bërë thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, si dhe përfaqësive diplomatike, që të ndjekin në kohë reale zhvillimet dhe të ndërmarrin hapa për të garantuar sigurinë, integritetin fizik dhe të drejtat ligjore të shtetasit shqiptar.

Deri në këtë moment, situata mbetet e paqartë, ndërsa pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet përkatëse lidhur me fatin e anijes dhe pjesëtarëve në bord.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme