Ekskluzive 8 July 2025, 12:09 Nga VNA

“Kafja te zëvendësohet me nikorqillik me elb dhe çaj mali!”

Ndaje në Whatsapp

Një dokument arkivor i vitit 1977, zbulon masat që duheshin marrë ndaj popullit që pinte 4-5 kafe në ditë… dhe konsumonte ëmbëlsira me shumë sheqer…

Përballë krizës të botës kapitaliste, e cila nuk pyeste për fatet e popujve, udhëheqja komuniste e Shqipërisë diskutonte me detaje, se si ushqimet që i bënin keq popullit, si kafja dhe ëmbëlsirat, duhej të zëvendësoheshin me çaj mali, kafe elbi, kafe qiqrash apo që thjesht të konsumohej më pak sheqer për ëmbëlsirat dhe vaj.

Siç thotë edhe një parrullë e lavdishme e udhëheqjes komuniste: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndetshëm”, do duhej që kolektivat bazë të partisë të diskutonin seriozisht për të vënë popullin në dietë. Teksa bota kapitaliste ishte në krizë dhe çmimet e kafes, sheqerit, vajit, ishin rritur shumë, udhëheqësit komunistë shqiptarë udhëzonin organizatat e partisë dhe pleniumin e saj për të marrë masa që popullit të konsumonte më pak kafe, më pak ëmbëlsira dhe më pak vaj luledielli.

Nga këto masa në të mirë të popullit, shqiptarët gutën në konsumin e tyre të përditshëm kafen e elbit, qiqrat, kallam sheqerin nga panxhari, vajin e kikirikut…

 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme