Ekskluzive 14 June 2025, 11:09 Nga VNA

Ekskluzive/ Vrasja e Egli Progës, prokuroria dërgon në laborator të specializuar në Itali kamerat e lokalit "Stropcka"

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Vrasja e Egli Progës, prokuroria dërgon në laborator

Prokuroria e Korçës ka dërguar në një laborator privat në Itali kameran e brendshme të lokalit “Stropcka” në Pogradec dhe DVR e një marketi afër të njëjtin lokal për të hedhur dritë mbi vrasjen e Egli Progës gushtin e 2024. Prokuroria kërkon nga ekspertët e laboratorit rikthimin e pamjeve të kameras së lokalit dhe nëse ka patur tentativa për fshirje. Nëse po nga cila IP është bërë fshirja e pamjeve.

Pas muajsh të tërë hetimesh, prokuroria përfundoi hetimet dhe ngriti akuzë për vrasje me dashje ndaj Denis Meces, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku dhe Arjan Manellari, akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Pak ditë pas përfundimit të hetimeve u arrestuar dhe Andi Shkulaku, dëshmitar kryesor në ngjarje. Por përplasja mes të pandehurve dhe qëndrimet kontradiktore të tyre, moment pas momenti lidhur me përplasjen që dyshohet se kishte ndodhur brenda lokalit, bëri që prokuroria të kthente sytë jashtë vendit për ndihmë. Denis Meçe tha ndër të tjera Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, por ky i fundit e mohon.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku ka ndryshuar disa herë qëndrimin. Ndaj mundësia e vetme që prokuroria të mësojë të vërtetën lidhur me zhvillimet e ndodhura brenda lokalit është të rikthejë pamjet filmike të kamerave. Ekspertët në Shqipëri dështuan të kthenin pamjet. Ndaj, prokuroria shpreson që laboratori në Itali, që konsiderohet ndër më të specializuarit do të mund të rikthejë pamjet dhe në këtë mënyrë do të përcaktohet dimanika e plotë e krimit. Vrasja e Egli Progës u shoqërua me protesta dhe përplasje të forta mes institucioneve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme