Ekskluzive 19 May 2025, 15:58 Nga VNA

Receta nga Enveri: “Patatja, dhe bukë dhe gjellë”

Ndaje në Whatsapp

Në kulmin e marrëdhënieve "të ngrohta dhe të çeliktë" me Kinën, kur "solidariteti vëllazëror" ishte refreni i përditshëm, Enver Hoxha e pa pataten si një fushë tjetër ku miqësia me Kinën mund të lulëzonte bashkë me prodhimin bujqësor.

Në një dokument të kohës, patatja përshkruhet si një pasuri bujqësore me rendiment të jashtëzakonshëm, 80 kv/ha, në krahasim me vetëm 15-20 kv/ha të misrit. Kështu udhëheqësi komunist sugjeroi kultivimin e patates edhe si bukë, dhe si alternativë për kursimin e miellit të grurit.

Në një takim me kuadro nga sektori i bujqësisë, si Viktor Puka dhe Andrea Gjermeni, udhëheqësi i pagabueshëm shpalli direktivat bujqësore: “Të gjitha forcat drejt kultivimit masiv të patates!”

Ky mobilizim nuk ishte thjesht një thirrje për të mbjellë më shumë patate, por ishte dhe një akt i solidaritetit të dyanshëm kinezo-shqiptar. Siç thuhet në dokument, Kina "po pregatitet të na dërgojë qindra tonë fara patate, prandaj tani janë mobilizuar dhjetra mijëra veta për të zgjedhur, ambalazhuar mirë dhe dërguar patate në Shqipëri. Janë marrë nga vapore të huaj deri në vapore frigoriferë që kostojnë shumë që fara e patates të na vijë në kohën e duhur për ta mbjellë. Ne kemi në Kinë njerëzit tonë që merren me këtë çështje, po kinezët po kujdesen vetë shumë dhe do të na i dhanë peshqesh, fare pa para."

Hoxha tregoi, se “ në Evropë, në Gjermani njerëzit nuk hanë shumë bukë si tek ne, ata hanë më shumë patate." Kështu, duheshin ndryshuar  zakonet shqiptare të ushqyerjea. Madje, për të siguruar popullin për suksesin e kësaj nisme, vetë Komiteti Qendror bëri një provë. "Në Komitetin Qendror na kanë dërguar si mostër bukë të prodhuar me miell gruri përzier me miell patateje." Kjo bukë, sipas Enverit ishte "e shkrifët si sfungjer dhe shumë e shijshme”.

Kështu Enveri udhézonte specialistët e bujqësisë se, "pataten ne do ta mbjellim dhe do ta përzjejmë me miellin e grurit për të bërë bukë." Për më tepër udhëheqësi i habiti kuadrot e bujqësisë kur ju tregoi se, "i dhamë ushtrisë (reparteve të stërvitjes së minave dhe kazarmave) për provë gjysëm sasi mishi, gjysëm patate. Ata që hëngrën bukë të përzjerë me gjysëm sasi miell gruri dhe gjysëm patate, edhe më mirë punuan, shtuan edhe nga 3 kilogram."

Kështu, nën dritën e "solidaritetit vëllazëror" me Kinën, "patatja do të shndërrohej në një simbol të miqësisë, solidaritetit internacionalist, si dhe një mjet për të ndërtuar "njeriun e ri socialist" të ushqyer me bukë me patate.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme