Ekskluzive 30 April 2025, 11:57 Nga VNA

Amerikanët rikthehen në Gjykatën Kushtetuese/ Çfarë ndodh me zëvendësimin e 2 anëtareve që u ka mbaruar mandati

Ndaje në Whatsapp
Amerikanët rikthehen në Gjykatën Kushtetuese/ Çfarë

Një përfaqësi nga ambasada e SHBA-së ka zhvilluar një takim në Gjykatën Kushtetuese. Burime të VNA bëjnë me dije se vizita në Gjykatën Kushtetuese ka ndodhur dy ditë më parë dhe të pranishëm në takim kanë qenë të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.

Edhe pse kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka publikuar asnjë rresht për këtë takim, qartas rikthimi i vëmendjes së ambasadës së SHBA-së drejt kësaj gjykate është i ngjashëm me lëvizjen që ndodhi edhe në SPAK. Pas një periudhe tranzicioni, tashmë duket qartë se SHBA-ja është rikthyer me vëmendjen dhe asistencën e saj në SPAK dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë të fundit, sigurisht, për t’i dhënë drejtim paqartësive për përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të kësaj gjykate, përfshirë dhe kryetaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar dhe priten lëvizjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të nisur zyrtarisht procedurën për zëvendësimin e saj. Me të njëjtin ritëm pritet të zëvendësohet dhe anëtarja me mandat të përfunduar, Sonila Bejtja.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme