Bota 25 March 2025, 23:58 Nga VNA

Hakerat vjedhin ADN-në e Putinit/ BILD: Origjinën e ka nga Kosova

Ndaje në Whatsapp
Hakerat vjedhin ADN-në e Putinit/ BILD: Origjinën e ka nga Kosova

Tabloidi gjerman “Bild” ka publikuar një artikull ku pretendohet se hakerat kanë zbuluar ADN-në e presidentit rus Vladimir Putin. Sipas kësaj gazete, zbulimi i ADN-së së Putinit ka ndodhur gjatë një sulmi kibernetik ndaj kompjuterit të nipit të tij, Mikhail Putin.

Sipas Bild, zbulimi i hakerave tregon se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi. Media gjermane pretendon se ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup.

“Në Ballkan, kjo përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind”, shkruan Bild. Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se sipas të dhënave edhe Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit.

“Vladimir Putin është një njeri i njohur për paranojën e tij të thellë. Ka pasur raporte të shumta që thonë se ai ka frikë se dikush mund të zbulojë origjinën e tij gjenetike, pasi ai është i bindur se kjo mund të zbulojë dobësi të mundshme. Për këtë arsye, Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e të ftuarve të tij dhe gjithmonë ulet larg tyre. Ai gjithashtu pi vetëm nga gotat dhe enët që i sjell vetë, të cilat më pas mblidhen dhe përdoren përsëri.

Një tjetër masë e çuditshme që ka marrë Putini është angazhimi i agjentëve që të mbledhin feçet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit, me qëllim që ato të kthehen në Rusi dhe të shkatërrohen atje.

Hakerat kanë thënë se kanë sulmuar kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit, dhe nëpërmjet këtij sulmi kanë zbuluar detaje mbi origjinën gjenetike të presidentit rus. Mikhail Putin, kushëriri i dytë i Vladimir Putinit, është një anëtar i bordit të kompanisë shtetërore Gazprom dhe fiton më shumë se tre milionë franga zvicerane në vit. Sipas raportit, Mikhail dhe Vladimir kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25%, dhe të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, çka do të thotë se ata kanë të njëjtin mutacion në kromozomin e tyre Y.

Zbulimi i bërë nga hakerët tregon gjithashtu se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi. Ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup. Në Ballkan, ky përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind.

Një veçori tjetër shqetësuese e këtij grupi gjenetik është lidhja e tij me rrezikun në rritje të kancerit të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka zbuluar një lidhje midis këtij grupi gjenetik dhe zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Po ashtu, raportet e hakerëve përmendin se nipi i Putin është gjithashtu veçanërisht i ndjeshëm ndaj paranojës.

Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se, sipas një raporti të Daily Mail të vitit 2010, Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit. Kjo ka ngritur spekulime rreth lidhjeve të mundshme gjenetike midis këtyre dy figurave, ndonëse kjo mbetet një çështje e paqartë”, shkruan Bild./ Euronews Albania

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme