Kronika 21 April 2025, 14:08 Nga VNA

Gjykata e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e kreut të AMP, ia kalon Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Beratit shpall moskompetencë për çështjen e

 

Gjykata e Beratit ka shpallur moskompetencë territoriale për çështjen ndaj kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, i akuzuar për shpërdorim detyre. Gjyqtari Ilirjan Hysi vendosi që çështja t’i kalojë Gjykatës së Tiranës, por la në fuqi pezullimin e Sulejmanit nga detyra.

Ai akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore gjatë një hetimi në Berat, në kundërshtim me ligjin për funksionimin e Policisë Gjyqësore dhe atë të AMP-së.

Sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe rrethana që rrezikojnë vërtetësinë e provave, ndaj masa e pezullimit konsiderohet e nevojshme dhe e përshtatshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme