Kronika 20 April 2025, 08:50 Nga VNA

Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Policia do kontrollojë të gjitha makinat G- Class, dyshohet se atentatorët gabuan shënjestër

Ndaje në Whatsapp
Atentati me 4 të plagosur në Lundër/ Policia do kontrollojë

Policia e Shtetit është duke identifikuar te gjitha automjetet G- Class për të zbuluar pronësinë e tyre dhe për të hetuar rreth pronarëve, në kuadër të hetimit që po kryen lidhur ne atentatin me 4 të plagosur në Lundër. Policia ka dyshime se në shënjestër nuk kanë qenë personat që mbetën të plagosur që janë përkatësisht djali dhe nipi i pronarit të kompanisë Pelikani Security, shoferi dhe një mik i dy të miturve, por dyshimet e para janë se ishte target gruaja e Roan Brahimit.

Kësaj të fundit i ishte vrarë vjehrri vetëm 2 orë me parë në Pllanë të Lezhës. Megjithatë policia do bëjë verifikimin e automjeteve pasi në atë zonë jetojnë shumë njerëz të botës së krimit, perfshirë dhe miq të Roan Brahimit, i vrarë në maj të 2024 në Athinë që gjithashtu mund te kenë qenë objektiv. Pistat për atentatin me 4 të plagosur janë të shumta dhe në filtër po kalojnë dhe e  pronarët e kompanisë Pelikani Security.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme