Kronika 19 April 2025, 09:31 Nga VNA

Dy persona të kërkuar nga drejtësia italiane arrestohen në kuadër të operacionit “Operacionalja”

Ndaje në Whatsapp
Dy persona të kërkuar nga drejtësia italiane arrestohen në

Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Arrestimi i parë u krye në Fushë-Krujë, ndërsa i dyti në Dibër. Sipas Policisë së Shtetit, të dy personat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe janë të dyshuar për përfshirje në organizata kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë.

Në kuadër të fazës “Operacionalja 39”, forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Klodian Llomi (i njohur edhe si Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit në Romë, Itali, e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2023 me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale: “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, sipas Kodit Penal Italian.

Ndërkohë, në fazën “Operacionalja 40”, u arrestua në Laç shtetasi Roland Ibrahimi, i njohur edhe me emrin Ali Meci, 40 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale: “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Vjedhje e rëndë”, gjithashtu sipas Kodit Penal Italian.

Të dy të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Italisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme