Kronika 19 April 2025, 14:07 Nga VNA

SPAK urdhërarrest për drejtorin e policisë rrugore/ Kush është Roven Zeka dhe lidhjet e tij me Ilir Prodën

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhërarrest për drejtorin e policisë rrugore/ Kush

Roven Zeka, shef i Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, një prej miqve më të ngushtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përfundoi në pranga, nën dyshimet për veprën penale të korrupsionit. Ai u ndalua të shtunën në mesditë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. SPAK lëshoi urdhër arrest edhe për vartësin e tij, Sokol Novaku, shefi i sektorit të aksidenteve, po ashtu lidhje e afërt e Prodës, dhe Edison Tabakun, oficer i policisë së qarkullimit rrugor.

Hetimet zbuluan se Zeka, në bashkëpunim me dy vartësit, përfituan ryshfet nga një grua, e cila ishte përfshirë në një aksident rrugor. Roven Zeka u emërua në krye të qarkullimit pas ardhjes së Prodës si kryepolic. Një nga rastet e rënda, që u shkaktua gjatë kohës së shkurtër të qëndrimit në këtë detyrë, është tentativa e vetëvrasjes së policit që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane, ngjarja e cila u mbyll pa jehonë në media dhe dëshmoi implikimin e Policisë së Qarkullimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme