Kronika 19 April 2025, 16:38 Nga VNA

Ra nga lartësia, humb jetën punëtori në Aeroportin e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Ra nga lartësia, humb jetën punëtori në Aeroportin e

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në ambientet e aeroportit të Vlorës, ku një punëtor 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, kur shtetasi D. H., 38 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë kryerjes së punimeve në terminalin e aeroportit. Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme