Kronika 20 April 2025, 11:55 Nga VNA

Punëtori ndëroi jetë në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Punëtori ndëroi jetë në kantierin e aeroportit të

Një punëtor ka humbur jetën pas rrëzimit nga lartësia në kantierin e ndërtimit të aeroportit në Vlorë. Viktima, shtetasi D. H., 38 vjeç, ishte punonjës i një kompanie ndërtimi që po punon në projektin e aeroportit.

Pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, është arrestuar në flagrancë 45 vjeçari, D. N., banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. Sipas Policisë, këta dy persona dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për masat e sigurisë në punë, duke sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit.

Sakaq, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme