Kronika 20 April 2025, 10:42 Nga VNA

Banorët e Hotolishtit në protestë për aksin Elbasan-Qafë Thanë që do t’u shemb 30 shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Hotolishtit në protestë për aksin

Banorët e Hotolishtit kanë bllokuar sot segmentin rrugor që kalon nëpër fshat, për të protestuar kundër mungesës së transparencës lidhur me projektin e aksit Elbasan–Qafë Thanë. Ata kërkojnë një sqarim të menjëhershëm për rrugën, që, sipas tyre, në variantin aktual parashikon shembjen e rreth 30 shtëpive. Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, që do të kishte ndikim minimal në jetën e komunitetit dhe mjedisin përreth.

Një tjetër shqetësim i protestuesve është kompensimi i ofruar nga shteti, i cili, sipas tyre, është i pamjaftueshëm për të rindërtuar banesat e tyre. Ata gjithashtu kritikon çmimin aktual të kompensimit të tokave prej 174 lekësh për metër katror, që e konsiderojnë të papranueshëm.

Zemërimi i banorëve është drejtuar gjithashtu ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Banorët shprehen të zhgënjyer që Balluku nuk ka pranuar të takojë ata këtë të martë, edhe pse ishte paralajmëruar një vizitë nga ana e saj. Një banor e quajti veprimin e ministres si një "absurditet të madh", duke theksuar se ajo nuk mori mundësinë të sqarojë situatën për banorët. Protestuesit kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve të 11 majit, nëse nuk merret një vendim i drejtë dhe transparent për këtë projekt.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme