Kronika 20 April 2025, 13:09 Nga VNA

Krimet zgjedhore, SPAK: Kemi nisur hetimet për 16 çështje penale

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore, SPAK: Kemi nisur hetimet për 16 çështje

SPAK po heton 16 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit, 4 prej tyre të nisura me iniciativë të prokurorëve. Për Euronews Albania, Prokuroria e Posaçme bën me dije se janë pranuar gjithashtu 19 kallëzime nga qytetarët përmes platformës “Denonco krimin zgjedhor”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur 16 procedime penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, SPAK konfirmon se nga të gjitha materialet kallëzuese të dorëzuara pranë saj, janë regjistruar gjithsej 16 çështje penale, të lidhura me procesin zgjedhor.

Nga këto, 4 procedime janë regjistruar kryesisht, me nismë të vetë prokurorëve. Kjo tregon se SPAK ka qenë i vëmendshëm edhe ndaj deklaratave publike, shkrimeve mediatike, si dhe informacioneve nga burime të hapura.

Në lidhje me denoncimet online, në platformën zyrtare “Denonco krimin zgjedhor” të SPAK janë depozituar deri tani 19 kallëzime nga qytetarët.

Asnjë prej këtyre denoncimeve nuk është kthyer në procedim penal nga SPAK, por ato janë transferuar për kompetencë në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ose janë dërguar për verifikime të mëtejshme në Policinë e Shtetit.

SPAK është kompetent për një listë të kufizuar veprash penale që lidhen me zgjedhjet, si korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ose kur vepra penale është kryer nga zyrtarë të lartë, apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme