Kronika 20 April 2025, 13:35 Nga VNA

Arrestimi nga SPAK i Roven Zekës/ Shefi i qarkullimit i kërkoi 2 mijë euro një gruaje për t’ia mbyll procedimin

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi nga SPAK i Roven Zekës/ Shefi i qarkullimit i kërkoi 2

Roven Zeka, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës i arrestuar nën dyshimet për korrupsion i ka kundërshtuar akuzat ndaj dhënies së deklarimeve. SPAK ndaloi me urdhër pasi ka dyshime se ai bashkë me shefin e sektorit të aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin Edison Tabaku kanë kërkuar 2 mijë euro një gruaje, e cila ishte përfshirë në aksident me dy të plagosur, por ishte proceduar në gjendje të lirë.

SPAK pritet të bëjë kërkesë në gjykatën e Posaçme për caktim mase sigurie, pasi ndalimi është bërë me iniciativën e prokurores Elida Kaçkini.

Zyrtarët rrugorë kanë në përgjim pasi SPAK po hetonte bashkëshortin e gruas që u përfshi në aksident për një vepër tjetër penale. Oficer Tabaku mësohet të jetë dëgjuar në përgjime: kemi dhe shefa lart.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme