Kronika 28 May 2026, 12:26 Nga VNA

GJKKO cakton masat për grupin kriminal që u godit nga  SPAK dhe Antimafias italiane

Ndaje në Whatsapp

sfvdfv.jpg

Gjykata e Posaçme iu komunikoi masat e sigurisë të arrestuarve në kuadër të aksionit të SPAK që goditi një grup kriminal që pastronte para.

Gjykata la në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Saimir Pirrën, ndërsa Dritan Buzi ndodhet në “arrest shtëpie”.

Trupi gjykues ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për Lefter Nelajn.

Grupi kriminal drejtohet nga Ilir Kamberi, që akuzohet edhe për vrasjen e parukierit italian Francesco Diviesti.

Të dyshuar:

* Igli Kamberi

* Ergys Kastrati

* Nevila Kamberi

* Idajet Kurti

* Bardhok Gjergji

* Lefter Nelaj

* Edi Brahaj

* Dritan Buzi

* Saimir Pirra

* Sokol Fusha

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme