Kronika 28 May 2026, 10:04 Nga VNA

Aksidenti tragjik në Elbasan, Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Petri Bozon

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik në Elbasan, Prokuroria kërkon “arrest

Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Petri Bozon pas aksidentit tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari në Elbasan

Me dyer të mbyllura është zhvilluar sot paradite në Gjykatën e Elbasanit seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj Petri Bozos, i cili është nën hetim për aksidentin tragjik në fshatin Mengël, ku humbi jetën 7-vjeçari E.S.

Prokurori Adnand Hoxha ka kërkuar para gjykatës vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të hetuarit, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas organit të akuzës, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e Petri Bozos në aksidentin fatal që tronditi opinionin publik dhe riktheu debatin mbi sigurinë rrugore në zonën e Menglit të Elbasanit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme