Sociale 8 January 2025, 12:33 Nga VNA

ERE vendos uljen e çmimit të energjisë elektrike për familjet

Ndaje në Whatsapp
ERE vendos uljen e çmimit të energjisë elektrike për

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) ka vendosur sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Pas propozimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), çmimi për familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat/orë do të ulet nga 9.5 lekë në 8.5 lekë për kilovat/orë.

Për familjet që shpenzojnë mbi 700 kilovat/orë, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat/orë, ndërsa me TVSH do të arrijë në 11.4 lekë. Ky vendim do të hyjë në fuqi në muajin shkurt të vitit 2025 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025.

Sipas drejtorit të Tarifave të OSHEE-së, ky ndryshim synon të ndihmojë familjet që konsumojnë më pak energji elektrike, ndërkohë që çmimet për konsumatorët e tjerë, përfshirë bizneset dhe institucionet, mbeten të pandryshuara.

“Propozuam që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kilovat/orë çmimi të jetë 8.5 lekë, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë, çmimi të mbetet 9.5 lekë për kilovat/orë. Ky ndryshim prek vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë,” tha drejtori i Tarifave.

Ky vendim pritet të sjellë një lehtësim të ndjeshëm për familjet shqiptare, duke i inkurajuar ato për një konsum më të kursyer dhe më të përgjegjshëm të energjisë elektrike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme