Sociale 7 January 2025, 22:36 Nga VNA

Shqipëri/ 1 në 4 të rritur konsumojnë duhan

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri/ 1 në 4 të rritur konsumojnë duhan

1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar global.

Ndër shkaqet kryesore të niveleve të larta të konsumit të duhanit në Shqipëri janë çmimet relativisht të ulëta të cigareve,  pjesërisht për shkak të akcizës së ulët për produktet e duhanit.

Sipas një studimi të bërë nga DSA, rritja e nivelit të akcizës me të paktën 30% , do të ulte ndjeshëm konsumin e duhanit.

Drini Imami, ekonomist, përfaqësues i DSA, shprehet:

“Ajo që kemi dokumentuar qartë është që një rritje e madhe e akcizës, kontribuuon në  uljen e konsumit të duhanit, sidomos tek të rinjtë që janë shumë më të ndjeshëm ndaj çmimeve. Rekomandojmë politikbërjes që të rrisë akcizën diku deri në 30 %. Rritja e inflacionit e ka bërë duhanin më të lirë në terma relativë, sepse akciza nuk indeksohet.”

Nivelet e akcizës së duhanit konsiderohen ndër më të ulëtat në rajon dhe ndjeshëm më e ulët në krahasim me kërkesat minimale të BE-së. Studimi tregon se çmimi ka një ndikim të madh në gjasat për të filluar duhanin si dhe në vendimin për të lënë duhanin.

Një rritje prej 10 për qind e çmimit ul mundësinë e fillimit të pirjes së duhanit në Shqipëri me më shumë se 5 për qind. Sa i takon konsumit të duhanit tek varfëria, studimet tregojnë se në Shqipëri janë rreth 13 mijë familje me 60 mijë anëtarë që kanë kaluar nën kufirin e varfërisë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme