Sociale 7 January 2025, 15:05 Nga VNA

Krujë/ 200 punonjës fasonë në protestë

Ndaje në Whatsapp
Krujë/ 200 punonjës fasonë në protestë

Prej së premtes mbi 200 punonjës të industrisë Fason në Krujë janë në protestë. Punonjësit kërkojnë të drejtat e tyre që burojnë nga ligjet shqiptare, e konkretisht Kodi i Punës. Qytetarët krutanë punonjës të firmës Altek kërkojnë respektimin e Kontratës e Punës, sepse edhe pse me paga të ulta po shfrytëzohen për të dhënë të njëjtin prodhim me fuqi punëtore të përgjysmuar. Sipas punonjësve, nëse kjo nuk ndodh dhe shfaqin pakënaqësi, punonjësit kërcënohen me largim nga puna. Tjetër kërkesë e punonjësve është dhe respektimi i vjetërsisë së punës duke qenë se kanë mbi 20 vite që punojnë dhe nuk iu shtohet paga edhe kjo detyrim që buron nga ligjet shqiptare edhe pse firma është italiane. Duke qënë se pagat e pumonjësve të industrisë Fasone e konkretisht në rastin konkret tek Altek janë të ulta punonjësit kërkojnë dhënien e pagës së 13-të duke qenë se bëjnë një punë relativisht të madhe përgjatë gjithë vitit fitimprurëse për firmën. Burime nga protesta e fasonëve, bëjnë me dije se Zyra e Punës në këtë qytet jo vetëm nuk i ka mbështetur por ii ka bërë presion për rikthimin në punë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme