Sociale 5 January 2025, 21:24 Nga VNA

Trafiku i rënduar, qeveria gjen “zgjidhjen”: Qarkullimi do bëhet sipas targave

Ndaje në Whatsapp
Trafiku i rënduar, qeveria gjen “zgjidhjen”: Qarkullimi do

Përdorimi i automjeteve në Shqipëri do të ndeshet me kufizime gjatë vitit 2025, sipas planit të ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik. Ky plan ka për qëllim të reduktojë përdorimin e burimeve të energjisë dhe të afrohet më shumë me politikat e Bashkimit Europian.

Në kuadër të këtij plani, parashikohet që gjatë vitit 2025 të ketë kufizime në përdorimin e automjeteve, të cilat do të mund të përdoren vetëm në ditë të caktuara të javës, duke u bazuar në targat e makinave. Kjo masë është zbatuar në shumë shtete të Europës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës, me qëllimin e uljes së ndotjes së ajrit dhe përmirësimit të trafikut.

Gjithashtu, plani parashikon rritjen e përdorimit të automjeteve elektrike në vitet në vijim. Sipas projektit, deri në vitin 2030, 10% e flotës së automjeteve në Shqipëri do të jetë elektrike. Për të mbështetur këtë, qeveria ka vendosur të instalojë stacione karikimi për automjetet elektrike në pikat ekzistuese përgjatë rrugëve kombëtare, në pikat kufitare dhe zonat turistike, si dhe të kërkojë nga operatorët ekonomikë të pajisin parkimet dhe garazhet publike me stacione karikimi.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme