Sociale 4 January 2025, 10:43 Nga VNA

Policia e Krujës kërkon ndihmë për identifikimin e 50-vjeçarit: Nuk mban mend adresën

Ndaje në Whatsapp
Policia e Krujës kërkon ndihmë për identifikimin e

Policia e Krujës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një 50-vjeçari i cili ndodhet momentalisht në komisariatin e këtij qyteti.

Sipas policisë 50-vjeçari pretendon se quhet Vladimir por se nuk mban mend asnjë të dhënë tjetër për veten apo adresën e banimit. "Në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, ndodhet një shtetas i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij.

Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor  Fushë-Krujë. Gjithashtu ftojmë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112"-thuhet në njoftimin e Policisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme